Sport

Euro 2020/ Franca në superformë, Anglia kalon testin! Ngecin Holanda dhe Gjermania

3 Qershor 2021, 11:40| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 15:05

  • Share

Në prag të nisjes së Europianit Franca ka treguar se jo më kot është favoritja numër një për ta fituar. Në testin miqësore kundër Uellsit ‘gjelat’ kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0, ndërsa Benzema, i rikthyer në kombëtare pas 6 vitesh humbi edhe një penallti.

Ndaj kundërshtarëve që dy ditë më pas do të luajë edhe Shqipëria, Franca zhbllokoi në minutën e 35 më Kylian Mbappe. Më tej kampionët e botës realizuan edhe dy herë të tjera me Griezman që la shenjë falë një eurogoli dhe më pas Dembele, i cili stampoi shifrat përfundimtare.

Ndërkohë edhe pse me rezultatin 1-0 Anglia ka treguar se është në formë në prag të Euro 2020. “Tre Luanët” kanë mposhtur Austrinë falë 19-vjeçarit Bukayo Saka, i cili ishte i ftuar për herë të parë nga kombëtarja. Gol inga mesfushori i Arsenalit u realizua në minutën e 57 të takimit.

Ndryshe nga Franca dhe Anglia, Gjermania ka ngecur me rezultatin 1-1 ndaj Danimarkës. Katër herë kampionët e Botës realizuan të parët me Neuhaus, ndërsa miqtë barazuan me Poulsen në minutën e 71. Ashtu si Gjermania edhe Holanda nuk ka shkuar më shumë se 2-2 kundër Skocisë. Miqtë britanikë kaluan në dy raste në avantazh, por tulipanët arritën të baraspeshonin me Depay-n, i cili realizoi ‘dopietë’.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?