Sport

Euro 2020, Gjermania e Holanda nuk falin, Belgjika me pike të plota

10 Shtator 2019, 09:43| Përditesimi: 10 Shtator 2019, 09:46

  • Share

Gjermania rikthehet të fitojë  dhe merr kryesimin e grupit C me 12 pikë. Mbrëmjen e djeshme djemtë e Joachim Loeë me vështirësi por fituan 2-0 ndaj Irlandës së Veriut në Belfast. Golat u shënuan në pjesën e dytë fillimisht me Marcel Halstenberg që realizoi një supergol dhe në fund rrjetën e tundi Serge Gnabry.

Holanda vijon me goleadë dhe nuk kishte asnjë problem as ndaj Estonisë të cilën e mundi 4-0 dhe është në rrugë të mbarë për të shkuar në Europian. Dy herë shënoi Ryan Babel dhe nga një gol shtuan Memphis Depay dhe Wijnaldum. 8 gola në dy ndeshje kanë shënuar tulipanët e Koeman që po shkëlqejnë dhe mbajnë vendin e tretë në grup me 9 pikë por kanë një ndeshje më pak.

Pas Italisë e Spanjës me pikë të plota në kualifikueset e Euro 2020 është edhe Belgjika. 4-0 triumfoi Belgjika në Skoci me golat e Lukaku, Vermalen, Alderëeireld dhe De Bruyne. Me 18 pikë e kryeson Belgjika grupin i ndërsa vendin e dytë e mban Rusia që dje i mjaftoi një gol për të mposhtur Kazakistanit.

Në grupin E Kroacia bëri një hap fals pasi barazoi 1-1 në Azerbajxhan. Luka Modric me penallti kaloi  ballkanasit në avantazh  por vendasit barazuan në minutën e 72-të. Kroacia e kryeson grupin me 10 pikë dhe në vend të dytë është Sllovakia që fitoi ndaj Hungarisë./Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?