Sport

Euro 2020/ Historia nuk prodhon gola, Anglia dhe Skocia ndahen në 'paqe'! 'Tre Luanët' humbasin vendin e parë

18 Qershor 2021, 23:03| Përditesimi: 19 Qershor 2021, 07:27

  • Share

Ndeshja më intriguese e grupit D në Europian mes Anglisë dhe Skocisë është mbyllur në barazim 0-0. Në stadiumin ‘Wembley’ rastet e rrezikshme nuk munguan si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, por në fund portat mbeten të paprekura.

Gjëja më e bukur e kësaj sfide ishin padiskutim tifozët, të cilët kompensuan deri diku edhe golat. Ky rezultat i shkon më së shumti për shtat Anglisë edhe pse ‘Tre Luanët’ e drejtuar nga Southgate humbasin vendin e parë për shkak të golavarazhit.

Në Grupin D udhëheq Republika Çeke me katër pikë, po aq sa Anglia e vendit të dytë, ndërsa në vendin e tretë dhe të katërt renditen Kroacia me Skocinë, që kanë nga një pikë respektivisht.

Angli-Skoci konsiderohet si përballje historike për shkak se është sfida e parë ndërkombëtare mes dy shteteve. Ajo sigurisht përfshin edhe emocionet e dy kombeve që të kaluarën e kanë patur me përplasje, ndërsa së fundmi u cilësua edhe si përballja Brexit, për shkak se Skocia kërkon të rikthehet në Bashkimin Europian.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?