Italia e Roberto Mancinit është kualifikuar si e parë në grupin A të Europianit. ‘Axurrët’ në ndeshjen e tretë dhe të fundit në këtë fazë kanë mposhtur minimalisht 1-0 Uellsin, që gjithashtu është kualifikuar si e dyta në këtë grup. Goli që vulosi ndeshjen u realizua në minutën e 39 nga mesfushori Pessina, i cili devijoi saktësisht një harkim të Verrati-t.
Pritej që goli të zgjonte Uellsin, por e kundërta ndodhi. Italia edhe pse me ndryshime rrënjësore në formacion arriti të dominonte deri në fund, por portieri bëri diferencën, duke mos lejuar që rezultati të ishte më i thellë. Përveç fitores dhe kualifikimit Italia me këtë ndeshje vendosi edhe një rekord, sepse në 30 takimet e fundit nuk ka asnjë humbje.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër të këtij grupi Zvicra ka fituar me rezultatin 3-1 kundër Turqisë. Falë fitores ‘helevetët’ u ngjitën në kuotën e katër pikëve, po aq sa Uellsi, por u renditet të tretët për shkak të golavarazhit. Për ta parë nëse do të kualifikohen si një nga katër vendet e tretë më të mira Zvicra duhet të presë mbylljen e të gjithë grupeve, por premisat janë pozitive.
Përsa i përket sfidës ajo u zhbllokua fillimisht nga Seferovic, ndërsa më pas Xhaqiri dyfishoi me një supergol. Turqia ngushtoi përkohësisht në pjesën e dytë, por shqiptaro-zvicerani Shaqiri vulosi gjithçka me një tjetër perlë në minutën e 68.