Sport

Euro 2020/ Kroacia kualifikohet në frymën e fundit, mposht 3-1 Skocinë! Fiton edhe Anglia, në 1/8 së bashku me Çekinë

22 Qershor 2021, 23:09| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 23:19

  • Share

Kroacia, që është edhe nënkampionia e botës, është kualifikuar në përballjen e fundit të grupit për në fazën e 1/8 të Europianit. Kombëtarja ballkanike ka mposhtur me rezultatin 3-1 Skocinë dhe për pasojë është e renditur e dyta në grupin B me 4 pikë, po aq sa Republika Çeke e vendit të tretë, por Kroacinë e favorizon golavarazhi.

Në Glasgow Kroacia e zhbllokoi rezultatin që në minutën e 17 me Vlasic, por para se të mbyllet pjesa e parë Mcgregor barazoi shifrat e një ndeshjeje që duhej fituar me patjetër nga secila kombëtare për të kaluar më tej.

Gjithsesi në pjesën e dytë Kroacia hyri me mendje të qartë në fushën e lojës dhe falë supergolit të Modric rimori epërsinë. Për të vulosur shifrat përfundimtare 3-1 mendoi Perisic, i cili realizoi me kokë.

Ndërkohë si e para e grupit D është kualifikuar Anglia, që në ndeshjen e tretë ka mposhtur minimalisht 1-0 Republikën Çeke. ‘Tre Luanët’ në Wembley realizuan në minutën e 12 me Stërlind me kokë.

Kombëtarja e drejtuar nga Southgate e mbyll grupin e para me 7 pikë, 3 më shumë se Kroacia dhe Republika Çeke, me këtë të fundit e cila e mbyll si një katër skuadrat e vendeve të treta më të mira. Ndërkohë e fundit në këtë grup u rendit Skocia që në tre ndeshje mori vetëm një pikë.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?