Sport

Euro 2020, nis nesër “Minuta zero”! Në Report Tv çdo ditë nga ora 14:00-15:00 golat, parashikimet, analizë dhe risi teknologjike

8 Qershor 2021, 15:10| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 13:52

  • Share

TIRANË-  Euro 2020 vjen në ekranin e Report Tv me emisionin sportiv MINUTA ZERO. Duke filluar nga neser, 11 qershori, çdo ditë nga ora 14:00 deri në orën 15:00 vijnë në shtëpinë tuaj golat, emocionet dhe larmishmëria e informacioneve nga secila prej 24 skuadrave të 11 qyteteve ku do të luhet eventi:

"Me MINUTA ZERO  do të sjellim në shtëpinë e çdo teleshikuesi dhe shqiptari golat, emocionet, spektaklin, rikthimin e tifozëve, parashikimet dhe analizat e detajuara të këtij edicioni special të eventit të rëndësishëm", thotë drejtuesi i emisioni Andi Kapxhiu.

Në këtë edicion special të kompeticionit nëpërmjet MINUTA ZERO Report TV sjell edhe risi në teknologji. Me specialistët e pranishëm në studio Albert Karriqi dhe Andrea Marko do të analizohet në mënyrë grafike e me detaje loja e secilit ekip duke sjellë edhe parashikimet e sakta të sfidave. Drejtuesi i emisionit Andi Kapxhiu shpjegon:

"Do sjellim risi teknologjike me specialistët më të njohur Albert Karriqi dhe Andrea Marko do të diskutohet në mënyrë grafike loja e secilit ekip. Do të bëjmë analizë të detajuar dhe parashikimet për çdo sfidë. Po ashtu nëpërmjet hologramave do të kemi një tjetër risi të rëndësishme që vjen vetëm në MINUTA ZERO". 

Çdo ditë diskutim, analizë e parashikime MINUTA ZERO sjell magjinë e muajit të Europianit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?