Stema e OBSH

Bota

‘Euro 2020’ një festë e madhe, OBSH: Pamjet e grumbullimeve masive shkatërruese! Varianti delta i COVID-19 ‘do të përfitojë’ nga të pavaksinuarit

12 Korrik 2021, 12:56| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 16:01

  • Share

Megjithëse finalja e “Euro 2020” ishte një festë e madhe për të gjithë, sipas epidemiologes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove situata e mbrëmshme e grumbullimeve masive të qytetarëve pa maska është një kërcënim real sa i përket përhapjes së variantit delta të COVID-19.

E revoltuar epidemiologjia përmes rrjetit të saj social Twitter, u shpreh se pandemia nuk bëri pushim ditën e djeshme dhe se varianti delta “do të përfitojë” nga njerëzit e pavaksinuar kundër COVID-19.

Kerkhove tha se pamjet e njerëzve të pavaksinuar, teksa bërtisni pa maska janë shkatërruese.

Ky shqetësim i ngritur nga anëtarja e OBSH-së, vjen teksa varianti delta po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

Finalja e “Euro 2020” mes Anglisë dhe Italisë, u zhvillua ditën e djeshme duke bashkuar njerëzit nëpër stadiume dhe sheshe ku kanë shijuar ndeshjen pa kufizime anti-COVID.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?