Europiani për Anglinë nisi me një test tejet të vështirë, pasi përballë kishte Kroacinë nënkampione të botës. Edhe pse në Londër nuk bindi Anglia fitoi 1-0 fale golit të Rahem Stërling.
Në sfidën e dytë të grupit, në derbin e Britanisë me Skocinë, Anglia nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0, duke krijuar përshtypjen e një kompeticioni të zakonshëm të ‘tre luanëve’.
Kundër Çekisë, që ishte ndeshja e fundit në grup, Anglia siguroi vendin e parë falë fitores 1-0 me gol të Stërling.
Në 1/8 Anglia u përball më kundërshtarin më të vështirë deri më tani, Gjermaninë. Në këtë sfidë ‘tre luanët’ luajtën në mënyrën më brilante, duke fituar me shifrat 2-0. Golat u realizuan nga Stërling dhe Kane.
Në çerekfinale Anglia tregoi potencialin e plotë të saj, duke fituar 4-0 kundër Ukrainës. Në këtë sfidë shkëlqeu Kane me ‘dopietë’, ndërsa shënuan edhe Maguire me Henderson.
Në gjysmëfinale kundër Danimarkës Anglia ishte favorite, por fusha tregoi se pak diferenca kishte. Pas 90 minutave të mbyllura me shifrat 1-1 ‘tre luanët’ prenë biletën për në finale me një penallti të kontestuar, të kthyer në gol nga Harry Kane.
Komente
