Sonte në orën 21:00 do të luhen dy ndeshjet e fundit në grupin D të Europianit ku spikat përballja mes Republikës Çeke dhe Anglisë, që do të luhet në ‘Wembley’. Të dy kombëtaret janë matematikisht të kualifikuara për në fazën e 1/8, ndërsa pozicioni që do kenë në renditje përcakton edhe kundërshtarin për në fazën tjetër.
Te ‘Tre Luanët’ e drejtuar nga Southgate pritet të ketë ndryshime të mëdha në formacion, ndërsa lajmi i mirë është se dy futbollistët, Ben Chilwell dhe Mason Mount janë testuar negativ për COVID-in, por me shumë mundësi do ta humbasin takimin pasi janë ende në izolim. Ndërkohë te Republika Çeke trajneri Silhavi do t’i besojë të njëjtës 11-she, me dyshimin e vetëm për mesfushorin Provod.
Nëse për këtë sfidë priten pak emicione përsa i përket çështjes kualifikim, e kundërta mund të thuhet për Kroaci-Skoci. Të dy kombëtaret kanë 1 pikë pas dy ndeshjeve të parë dhe për të synuar 1/8 duhet patjetër që të marrin 3 pikët në fund.
Më e favorizuar për të bërë këtë duket Kroacia, që është edhe nënkampionia e botës. Ballkanasit kanë në dyshim vetëm mbrojtësin Barisic, ndërsa në krahun e djathtë të sulmit Rebic pritet ta nisë nga minuta e parë ne vendin e Petkovic. Sakaq Brozovid dhe Kovacic janë në garë me njëri-tjetrin për një fanellë titullari.
Sakaq te Skocia do mungoj Gilmour për shkak se është i prekur nga Covid dhe vendin e tij do ta marrë Hendry. Nga minuta e parë këtë sfidë deçizive pritet ta nisë edhe mbrojtësi Tierney.