Sport

Euro 2020/ Tjetër hap fals për Kroacinë, ballkanasit rrezikojnë të ngelin në grup! Çekët i marrin pikë

18 Qershor 2021, 20:04| Përditesimi: 18 Qershor 2021, 22:44

  • Share

Kroacia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër Republikës Çeke në ndeshjen e dytë të Europianit për grupin D. Skuadra ballkanase, që vinte në këtë 90 minutësh pas humbjes me Anglinë, e pa veten në disavantazh në pjesën e parë kur çekët kaluan në epërsi me Patrick Schick, i cili ekzekutoi saktë një 11 metërsh.

Ky episod zgjoi Kroacinë, që me t’u kthyer në pjesën e dytë barazoi shifrat me Ivan Perisic.

U mendua se Krocia do të përmbyste rezultat pas golit nga futbollisti i Interit, por deri në fund rezultati mbeti i mbërthyer në shifrat 1-1. Pas dy ndeshjeve ballkanasit kanë grumbulluar vetëm një pikë dhe opsioni i vetëm për të kaluar grupin është fitorja me Skocinë në ndeshjen e fundit. Nga ana tjetër Republika Çeke gjendet në pozicione komode dhe gjasat për kualifikim janë të mëdha.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?