Sport

EURO 2020/ UEFA shuan çdo dyshim, rikonfirmon ‘Wembley-n’ si stadiumin e finales së kampionatit europian

22 Qershor 2021, 12:55| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 15:59

  • Share

UEFA ka konfirmuar se finalja e ‘Euro 2020’ do të luhet në stadiumin ‘Wembley’ të Londrës ashtu siç ishte planifikuar edhe në fillim.

Pak ditë më parë lindën disa pikëpyetje për organizimin e kësaj finalje, pasi Anglia po njeh rritje të rasteve me COVID dhe hyrja e tifozëve dhe personave VIP për ndeshjen është e komplikuar.

Menjëherë në skenë dolën dy alternativa ku përveç Hungarisë që lejon mbushjen e stadiumeve me kapacitet maksimal u ofrua dhe Italia. Kryeministri i vendit Mario Draghi konkretisht u shpreh: “Finalja në Romë? Përgjigjja ime është po. Jam i mendimit që finalja të mos luhet në një vend ku numri i infektimeve po rritet me shpejtësi.”

Gjithsesi asnjë prej këtyre versioneve nuk gjeti aprovimin, pasi UEFA ka rikonfirmuar Wembley-n ku gjithashtu do të luhet edhe një gjysmëfinale. Pritet që stadiumi për këto dy sfida të jetë i mbushur në kapacitetin 50%, ç’ka përkthehet në 45 mijë të pranishëm.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?