Sport

Euro 2020/ Zhgënjen Polonia, Sllovakia e mposht në Petersburg! Skriniar autori i golit tre pikësh

14 Qershor 2021, 20:08| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 21:48

  • Share

Ndeshja e parë e grupit E në Europian mes Polonisë dhe Sllovakisë ka rezultuar surprizë. Skuadra sllovake ia ka dalë të fitojë 1-2 pavarësisht se përballë kishte emra si Leëvandoëski, Zielinksi dhe Glik.

Për të parë golin e parë u deshën vetëm 18 minuta lojë kur pas një shpërthimi të Mak dhe një devijimi fatkeq të portierit Szczesny topi përfundoi në rrjetë.

Polakët tentuan të marrin veten pas golit dhe barazimin e gjetën vetëm në pjesën e dytë me Linetty-n. Kur pritej përmbysja në minutën e 62 polakët mbetën me 10 lojtarë, pasi Krychoëiak mori kartonin e dytë të verdhë. Ky episod i dha zemër Sllovakisë e cila falë supermbrojtësit Skriniar rigjeti avantazhin.

Në minutat në vijim Polonia u përpoq t’i ndryshonte udhë këtij takimi, por gjithçka ishte e kotë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?