Euro 2024, Ambasada shqiptare në Gjermani në dispozicion të tifozëve shqiptarë, qytetet ku ofron shërbime konsullore

11 Qershor, 09:14| Përditesimi: 11 Qershor, 09:21

  • Share

Ambasada Shqiptare në Gjermani do të ofrojë shërbime konsullore për të gjithë shqiptarët të cilët do të jenë në stadiumet ku do të luhen ndeshjet e kampionatit europian.

Në njoftimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftohen të gjithë shtetasit shqiptarë se gjatë mbajtjes së Kampionatit Evropian EURO 2024 dhe pjesëmarrjes së ekipit kombëtar shqiptar në këtë kompeticion, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Gjermani do të ofrojë shërbime konsullore në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet, në datat si më poshtë:

 Në Dortmund - më 14-15-16 qershor 2024, në adresën: Märkische Straße 120 (Seminar Gebaüde), 44141 Dortmund (Dhoma e Tregtisë e Dortmundit - IHK)

Në Hamburg - më 18-19-20 qershor 2024, në adresën: Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg)

Në Dyseldorf - më 23-24-25 qershor 2024, në adresën: Bilker Str. 29, 40213 Düsseldorf (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf)

Ky projekt ka si qëllim mbështetjen e shtetasve shqiptarë, të cilët mund të përballen me mungesën e dokumenteve të udhëtimit.

Shërbimet që do të ofrohen janë:
Leje kalimi
Vetëdeklarim për humbje dokumenti
Në rast emergjencash shtetasit e interesuar janë të lutur të kontaktojnë në adresën e e-mailit: [email protected] 
+49 1719259782

Gjithashtu, informacioni i kontaktit  mund të gjendet edhe në aplikacionin #EURO2024 në rubrikën Event Companion / Host City / Stay and explore (qytetin ku jeni) / Embassy Contacts.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?