GELSENKIRCHEN / Angli - Zvicër, kjo është çerekfinalja e parë e konfirmuar e Euro 2024. Në "Schalke Arena" anglezët mundën me përmbysje 2-1 Sllovakinë, me duelin që shkoi me shtesë dhe u luajtën 120 minuta. "Tre Luanët" e Southgate gjejnë në çerekfinale Zvicrën, duel që do luhet në Dusseldorf më 6 korrik në orën 18:00.
Ndeshja/ Përballja mes dy skuadrave nisi në ekuilibër, me lojtarët që studiuan lojën e njëri-tjetrit, duke mos rrezikuar shumë në prapavijë. Paçka se Anglia kontrolli topin, ishin sllovakët që shënuan me Schranz në minutën e 25-të të ndeshjes.
Pjesa e dytë pa Anglinë më kërkuese për barazimin, gjë që u arrit vetëm 25 sekonda para fundit të ndeshjes. Duhej shtesa e pestë e kohës së rregullt dhe goditja e parë në portë e Anglisë, që Bellingham me një lëvizje perfekte akrobatike të shënonte golin e barazimit, me ndeshjen që shkoi në 30 minuta shtesë.
Goli i dha tjetër hov Anglisë, që me futjen në fushë iu deshën vetëm 53 sekonda për të gjetur golin e dytë dhe të përmbysjes 2-1 me Harry Kane. Më pas anglezët që janë nënkampionë në fuqi të Evropianit kontrolluan lojën dhe siguruan kështu një biletë për në çerekfinale, aty ku i pret Zvicra.
Nga ana tjetër Sllovakia ishte vetëm pak sekonda larg ëndrrës për të qenë në tetë ekipet më të mira të Evropianit dhe do duhet të mjaftohet me pjesëmarrjen deri në këtë fazë.
Formacionet zyrtare:
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier, Mainoo, Rice, Saka, Foden, Bellingham, Kane.
Sllovakia: Dubravka, Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko, Kucka, Lobotka, Duda, Haraslin, Schranz, Strelec.
Notat e ndeshjes, Bellingham më i miri në fushë sipas FlashScore: