Kristjan Asllani në dyluftim me Luka Modric

Euro 2024/ Barazimi 2-2 i Kombëtares kundër Kroacisë, UEFA e përzgjedh si një nga ndeshjet më të mira

18 Korrik, 09:42| Përditesimi: 18 Korrik, 09:43

  • Share

UEFA ka përzgjedhur të mërkurën 10 ndeshjet më interesante në Euro 2024. Ndër këto është dhe sfida e grupit B, ajo mes Kroacisë dhe Shqipërisë që përfundoi 2-2.

Sipas UEFA-s këto ndeshje kanë pasur një intensitet të lartë loje, raste, spektakël, përmbysje rezultati, gola të bukur të shënuar në “frymën e fundit”.

Për sa i përket ndeshjes së dytë në grupin B, Kroaci 2-2 Shqipëri, Qazim Laçi shënoi golin e parë në minutën e 11-të dhe sulmuesi kroat Kramariç barazoi në minutën e 74-t. Dy minuta më vonë, Klaus Gjasula shënoi autogol, por mesfushori kuqezi 34-vjeçar në minutën e 5-të të kohës shtesë realizoi golin për të siguruar barazimin 2-2.

Ndeshjet e tjera të përzgjedhura janë Gjermani-Skoci (5:1), Turqi-Gjeorgji (3:1), Kroaci-Itali (1:1), Holandë- Austri (2:3), Spanjë-Gjeorgji (4:1), Austri-Turqi (1:2), Gjermani-Spanjë (1:2), Spanjë-Francë (2:1), Holandë-Angli (1:2).

Linku i UEFA ku mund të votoni për ndeshjen më të mirë të Euro 2024.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?