Belgjika u eliminua nga Euro 2024, kjo pas humbjes 1-0 kundër Francës të hënë. Kapiteni dhe lideri i ekipit, Kevin de Bruyne nuk i mbajti nervat në konferencën për shtyp, duke quajtur "idiot" një nga gazetarët.
Ky i fundit sqaroi se i ashtëquajtur "Brezi i Artë" te Belgjika nuk ka fituar asnjë trofe dhe nuk ka lënë gjurmë në futbollin kontinental. Fantazisti, iu kundërpërgjigj ashpër madje edhe duke e ofenduar gazetarin teksa duke ishte duke u larguar e quajti idiot.
"Asnjë sukses për “Brezin e Artë? Nuk e kemi vetëm ne “Brezin e Artë”. Mendon se gjatë kësaj periudhe Franca, Spanja dhe Gjermania nuk kanë pasur “Brez të Artë”? Idiot”, tha De Bruyne duke e shprehur hapur pakënaqësinë e tij me pyetjen e gazetarit.