Arsene Wenger dhe Cristiano Ronaldo

Euro 2024/ Cristiano Ronaldo zero gola, Wenger: Ky është ligji i jetës, asgjë konstante

7 Korrik, 15:28| Përditesimi: 7 Korrik, 15:30

  • Share

Legjenda franceze e trajningut, Arsene Wenger ka komentuar eliminimin e Portugalisë nga Euro 2024 dhe formën e Cristiano Ronaldos. Ish-trajneri i Arsenalit që është pjesë e UEFA-s, tha se ky është ligji i jetës, duke e këshilluar në një farë forme që të heq dorë nga futbolli.

“Ronaldo është një lojtar i fortë dhe trajneri është aty për të marrë vendimet e duhura. Ndoshta lënia e tij pushim në ndonjë ndeshje do të kishte qenë vendimi më i mirë. Nëse Ronaldo do të kishte qenë 10 vjet më i ri, ai do t’i kishte shënuar disa nga mundësitë që pati në dispozicion.

Gjithashtu, Ronaldos i duhen lojtarë që ta ndihmojnë përpara dhe të mos izolohet i vetëm, siç e pamë kundër Francës. Ky është ligji i jetës. Nuk ka asgjë konstante. Sa lojtarë do të luajnë në këtë nivel në moshën 39-vjeçare? Më tregoni? Ai është i jashtëzakonshëm. Pavarësisht moshës së avancuar, vazhdon të jetë një lojtar i mirë, por jo si më parë”, tha ish-trajneri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?