Kingsley Coman dhe Didier Deschamps

Euro 2024/ Didier Deschamps i dha vetëm 15 minuta, ylli i Francës po mendon tërheqjen nga kombëtarja

12 Korrik, 16:45| Përditesimi: 12 Korrik, 16:47

  • Share

Franca është jashtë Euro 2024, duke u eliminuar nga Spanja 2-1 në gjysmëfinale. Te "Gjelat" ka shumë të pakënaqur për minutat e pakta të marra në fushë, duke menduar edhe tërheqjen nga kombëtarja.

Sipas gazetës L’equipe, Kingsley Coman po mendon seriozisht t’i japë fund karrierës së tij ndërkombëtare, pasi ai ishte thellësisht i prekur nga koha e kufizuar e lojës që trajneri Didier Deschamps i dha në Euro 2024.

Në Evropian Coman luajti vetëm 15 minuta në fushë në barazimin kundër Holandës në fazën e grupeve (0-0) dhe më parë bëri përpjekje për t’u rikthyer nga një dëmtim i kofshës për të fituar një vend në listën e kombëtares për Kampionatin Evropian.

Gjithashtu, L’equipe shkruan se Coman nuk e ka pasur asnjëherë synimin për të luajtur futboll në nivel profesional për një kohë të gjatë dhe situata në Euro 2024 e ka sjellë edhe më afër tërheqjes, të paktën nga kombëtarja.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?