Moment nga ndeshja

Euro 2024/ Eriksen rikthehet me gol në Evropian dhe vendos rekord, Danimarka barazon 1-1 me Slloveninë

16 Qershor, 19:58| Përditesimi: 16 Qershor, 20:07

  • Share

Stuttgart, Gjermani - Sllovenia dhe Danimarka barazuan 1-1 në raundin e parë të Euro 2024 për Grupin C. Ndeshja në stadiumin e Stuttgartit u zhbllokua pas vetëm 17 minutave lojë nga Cristian Eriksen. 32-vjeçari që tre vite më parë alarmoi botën duke u rrëzuar në fushë pas një arresti kardiak për Euro 2020 ka vendosur rekord, duke u bërë lojtari më i vjetër që shënon për Danimarkën në një Evropian.

Megjithëse Danimarka u duk se kontrolloi lojën, perla e Janza në minutën e 77-të të ndeshjes vendosi ekuilibrat në 1-1. Skuadrat ndajnë kështu nga një pikë, teksa në 21:00 po për këtë grup luhet Serbi - Angli.

Kjo e dielë sportive nisi në orën 15:00, aty ku Holanda fitoi 1-2 kundër Polonisë në Grupin D.

Notat e ndeshjes:

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?