Festa e Spanjës

Euro 2024/ Festa speciale e Spanjës, Yamal dhe Williams 'tërbohen' në fushë dhe dhomat e zhveshjes (VIDEO)

15 Korrik, 10:04| Përditesimi: 15 Korrik, 10:05

  • Share

Spanja fitoi trofeun e katërt të Europianit, teksa për Euro 2024 mundi 2-1 Anglinë në finale. Pas suksesit të Berlinit, radha ishte për festën e "Furisë së Kuqe".

Protagonistët e këtij suksesi, 17-vjeçari Lamine Yamal dhe 22-vjeçari Nico Williams nuk kishin si mos rrëmbenin skenën. Të rinjtë ofruan një atmosferë të zjarrtë në fushë pas ndeshjes, teksa më pas kërcimin e spostuan në dhomat e zhveshjes.

"Ndihem euforik, shumë i lumtur. Të gjithë njerëzit tanë e meritojnë këtë, familjet tona, tifozët… kampion të Evropës dhe tani shkojmë për Kupën e Botës. Ne vuajtëm shumë.

Anglia ka lojtarë që mund të bëjë diferencën, por ne ishim në gjendje t’i ndalnim ata. E kisha thënë se jemi një ekip i madh”, ka thënë Williams pas ndeshjes.

Willams e mbylli Kampionatin Evropian me dy gola. Tani ai pritet te transferohet te Barcelona qe do te paguaje 55 mln eurot e klauzolës.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?