Tifozët e Holandës

Sport

Euro 2024/ ‘Fluturojnë’ çmimet, bileta më e lirë për ndeshjen Holandë - Angli kushton 600 euro! Portokallinjtë 'pushtojnë' Dortmundin (VIDEO)

10 Korrik 2024, 16:22| Përditesimi: 10 Korrik 2024, 17:46

  • Share

Holanda dhe Anglia do përballen sot në orën 21:00 në gjysmëfinalen e Euro 2024, teksa të dyja kombëtaret duan finalen e madhe të Berlinit më 14 korrik. Interesi për këtë duel ka qenë i lartë, teksa në tregun e zi biletat kapin shifrën më të ulët në 600 euro.

Sipas tabloidëve britanikë çmimi i biletës më të lirë për ndeshjen e Dortmundit ka kapur shifrën e 500 stërlina (592 euro). Fakti se Holanda është ekipi pritës do të ndikojë edhe në prezencën e tifozëve në fushë (pritet një raport 60-40) pasi “Tulipanët” do të kenë mundësi që të akomodohen në sekotorin, i cili njihet si “Muri i verdhë”.

Ndërkohë që festa në Dormtund ka nisur, me mediet që raportojnë se janë më shumë se 80 mijë tifozë të Holandës që kanë "ngjyrosur" portokalli rrugët e qytetit. Fituesi i këtij çifti do përballet në finale me Spanjën, që nga ana e vet eliminoi të martën Francën duke e mundur 2-1.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?