Euro 2024/ Gazetari Ernest Koçi: Finale mes dy mbretërive! De La Fuente i ka dhënë fytyrë të re Spanjës! Anglia pret suksesin që prej '66

11 Korrik, 17:45| Përditesimi: 11 Korrik, 18:21

  • Share

Tashmë mbetet vetëm finalja për tu luajtur në Kampionatin Europian. Spanja dhe Anglia do të ndeshen të dielën në Berlin për të përcaktuar kombëtaren fituese të këtij Europiani. Në ‘Studio Live’ gazetari Ernest Koçi komentoi rrugëtimin e dy skuadrave finaliste.

‘Një finale mes dy mbretërive të shohim kush do fali më e fortë.’

Më tej shton se tekniku De La Fuente ka transformuar me punën e tij ekipin spanjoll.

‘Anglia ka fituar më shumë kundrejt Spanjës. Në vitet e fundit nuk ka patur përballje veçse në Ligën e Kombeve. Do të jetë kundërshtar të pastudiuar. De La Fuente i ka dhënë një fytyrë të re Spanjës.’

Ndërsa Anglia është tashmë në finalen e dytë rradhazi në kampionatet europiane, pas asaj të 2020, ku u mundën nga Italia me penallti.

‘Anglia ka qenë ndryshe. E ka nisur vetëm një fitore në grup. Deri në gjysëm finale erdhi duke goditur penalltitë. Nuk fitoi në kohë të rregullt. Edhe sfida e djeshme po shkonte drejt penalltisë. Edhe mbreti Charles iu lutej futbollistëve mos e dërgoni ndeshjen në shtesë pasi populli është me zemër në dorë. Një finale vlen shumë për Anglinë. Që prej '66 nuk kanë fituar gjë. Po luten tani që futbolli t'iu shpërblej diçka Anglisë.’

Megjithatë favorit mbetet Spanja.

‘Për mënyrë si ka ardhur Europiani Spanja i ka fituar 6 ndeshjet si asnjë skuadër. Do rikthehen Carvajal dhe Le Normand. Ka nga ata që thonë që Topin e Artë ta fitoj Carvajal.’

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?