Dita e katërt e Euro 2024 u mbyll me fitoren 0-1 të Francës kundër Austrisë në stadiumin e Dusseldorfit. Dueli i Grupit D u vendos nga autogoli i Uober, me "Gjelat" e Francës që marrin një fitore me vlerë dhe barazojnë me tri pikë Holandën.
Duhej minuta e 38 që Kylian Mbappe të bënte rrëmujë në zonë dhe krosimi i tij të devijohej nga mbrojtësi austriak Uober në portën e tij. Në pjesën e dytë sërish Mbappe humbi një shans të artë, teksa në fund tri pikët shkuan për skuadrën e Deschamps, edhe pse pa shkëlqimin e pritur.
Ndeshja e radhës më 21 qershor është Holandë - Francë, duel që do vendos se cili ekip do jetë në krye të grupit. Po në këtë grup Polonia dhe Austria janë me zero pikë.
Sot për Grupin E të Euro 2024 Rumania fitoi 3-0 me Ukrainën dhe Sllovakia surprizoi 1-0 Belgjikën. E marta e Euro 2024 vijon me dy duele. Në 18:00 luhet Turqi - Gjeorgji dhe në 21:00 Portugali - Çeki.
Renditja në Grupin D
Notat e ndeshjes
Formacionet zyrtare:
Austria: Pentz; Posch, Danso, Wöber, Mëene; Seiëald, Grillitsch; Laimer, Sabitzer, Baumgartner; Gregoritsch.
Franca: Maignan; Koundé, Saliba, Upamecano, Theo Hernández; Kanté, Rabiot; Dembélé, Griezmann, Mbappé; Thuram.