Sylvinho dhe Brajan Gruda

Euro 2024/ Gjermania publikon listën, Nagelsmann 'asist' Shqipërisë! Mungon talenti kuqezi

16 Maj, 16:55| Përditesimi: 16 Maj, 16:56

  • Share

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka bërë publike listën paraprake me 27 emrat që do ketë të gatshëm për në finalet e Euro 2024, që do zhvillohen pikërisht në shtëpinë e tyre.

Duke marrë në konsideratë se mund të ketë dëmtime, ende kjo nuk është një listë finale, teksa në fund do jenë 26 emra që trajneri do dërgojë në UEFA. Në listën paraprake nuk është emri i Brajan Grudës, talentit shqiptar të Mainz që vlen 9 milionë euro dhe është pjesë e U-21 të Gjermanisë.

Muaj më parë vetë Sylvinho udhëtoi në Gjermani dhe pa nga afër talentin 19-vjeçar, me FSHF-në që e do në ekip. Duke qenë se Gruda është lënë jashtë listës nga Gjermania A, gjë që ai e dëshironte, tanimë gjasat janë që ai të pranojë një ftesë nga vendi i origjinës.

27 ndeshje dhe tre gola këtë sezon për Grudën në Bundesligë, ndërsa vlera e tij në treg është 9 milionë euro.

Lista e Gjermanisë

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?