Moment nga ndeshja

Sport

Euro 2024/ Granit Xhaka në fushë, Zvicra mposht 1-3 Hungarinë dhe 'kap' Gjermaninë në Grupin A

15 Qershor 2024, 16:53| Përditesimi: 15 Qershor 2024, 20:38

  • Share

KËLN - Zvicra fitoi 1-3 kundër Hungarisë në ndeshjen e Grupit A për Euro 2024. Në stadiumin e Këlnit, helvetët me Granit Xhakën në fushë u treguan më të saktë dhe me tri pikët e sotme "kapin" Gjermaninë në krye, me organizatorët që mposhtën të premten 5-1 Skocinë në duelin hapës të Europianit 2024.

Zvicra e Murat Yakin shënoi në minutën e 12-të me Duah dhe në të 45 me Aebischer, teksa hungarezët shkurtuan me Varga në pjesën e dytë, por në fund ishte Zvicra që "vulosi" me Embolo dhe fiton në ndeshjen debutuese të këtij Evropiani.

Zvicra kështu "kap" me tri pikë në krye të Grupit A Gjermaninë, me dy skuadrat që do diskutojnë mes tyre vendin e parë në ndeshjen direkte, teksa kanë hedhur kandidaturën për kalimin në 16 ekipet më të mirë.

Këtë të shtunë në 21:00 e gjithë vëmendja do jetë në Dortmund ku për Grupin B luhet Itali - Shqipëri, ndërsa po për këtë grup në 18:00 në Berlin luhet Spanjë - Kroaci.

Ora 17:39
'Dirigjenti' Granit Xhaka njeriu i ndeshjes në Hungari 1-3 Zvicër


Zvicra fitoi 1-3 kundër Hungarisë në Grupin A të Euro 2024. Njeriu i ndeshjes sipas UEFA ishte Granit Xhaka. Kapiteni shqiptar i helvetëve luajti 90 minuta të plota, teksa kreu 90 përqind të pasimeve të sakta. 11.8 km vrapoi Xhaka.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?