Festa e Mikel Merino dhe të atit

Sport

Euro 2024/ Heroi i Spanjës si i ati! 33 vite më pas, i njëjti festim në të njëjtin stadium

6 Korrik 2024, 16:33| Përditesimi: 6 Korrik 2024, 16:36

  • Share

Spanja fitoi 2-1 kundër Gjermanisë pas 120 minutave lojë dhe iberikët kaluan në gjysmëfinalet e Euro 2024, ku do kenë përballë Francën. Heroi i Spanjës në çerekfinalen ndaj Gjermanisë ishte mesfushori Mikel Merino, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 119.

 Ajo që ra në sy ishte festimi i mesfushorit 28-vjeçar. Ai vrapoi rreth flamurit të këndit, një veprim që është komentuar shumë në rrjetet sociale, por shpejt u mësua se heroi i Spanjës kishte kopjuar në këtë mënyrë babanë e tij.

Në të njëjtën mënyrë, në të njëjtin stadium, atë të Stuttgartit, Angel Merino festonte golin e tij për Osasunën në fitoren 3-2 në Kupën UEFA në nëntor 1991.

‘’Në fillim nuk e besova. Nuk pashë e topin pasi e godita me kokë. Vetëm dëgjova një heshtje të pabesueshme, pashë të gjithë lojtarët që erdhën dhe u hodhëm mbi mua dhe kuptova që po, kishte përfunduar në rrjetë’’, tha Merino.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?