Shqipëri - Itali

Euro 2024/ Italia dominon në shifra, Shqipëria për të shkruar historinë! Statistikat mes dy ekipeve

11 Qershor, 13:59| Përditesimi: 11 Qershor, 14:00

  • Share

Shqipëri - Itali, kjo është përballja e parë për dy ekipet në Euro 2024. Më 15 qershor e gjithë vëmendja e shqiptarëve është në Dortmund, teksa kuqezinjtë nisin aventurën në finalet e Europianit "Gjermani 2024".

Të gjitha statistikat në përballjet direkte flasin për Italinë, ndërsa kuqezinjtë kërkojnë që të shkruajnë historinë.

Statistikat/ Italia dhe Shqipëria do të përballen me njëra-tjetrën për të pestën herë në historinë e tyre. Në katër ndeshjet e mëparshme, të kaltrit kanë fituar gjithmonë. Përplasja direkte më e fundit është miqësorja e luajtur në “Air Albania” më 16 nëntor 2022.

Kombëtarja italiane fitoi 3-1 falë golave të Di Lorenzo dhe Griffo (dopietë). Goli i vetëm i Shqipërisë u realizua nga Ismajli. Në total, Italia ka shënuar 7 gola dhe ka pësuar 2 të tillë ndaj kuqezinjve.

Veç Italisë, Shqipëria përballet edhe me Spanjën dhe Kroacinë në Grupin B të Euro 2024.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?