Euro 2024/ Kombëtarja vijon përgatitjet anti-Spanjë në Kaiserau, kuqezinjtë stërviten në reshjet e shiut (VIDEO)

21 Qershor, 11:52| Përditesimi: 21 Qershor, 12:00

  • Share

Kombëtarja shqiptare ka zbritur paraditen e sotme në fushën stërvitore ne Kaiserau ku po përgatitet për ndeshjen e rradhës në kampionatin Europian.

Ditën e hënë kuqezinjtë do të kenë një përballje vendimtare me Spanjën në stadiumin e Dyseldorfit, ku do të vendosen fatet e kuqezinjve në këtë europian. Ditën e sotme, lojtarët e kombëtares u stërvitën në reshjet e shiut.

Përgjithësisht në kombëtare ka një ndjenjë optimizmi për sfidën e fundit me kryesuesit e grupit, që mbrëmjen e djeshme mposhtën 1-0 Italinë.

Megjithëse duket një mission i pamundur, kuqezinjtë do tentojnë gjithçka për të siguruar një kualifikim për më tej.

Siç është situate në grupin B, Shqipërisë i duhet me patjetër fitorja dhe 3 pikët, edhe të shpresoj në një rezultat negative të Italisë ndaj Kroacisë. Por edhe nëse Shqipëria dhe Italia fitojnë kombëtarja jonë mund të kalojë më tej si e treta më e mirë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?