Luka Modric

Euro 2024/ Kroacia mposht 1-2 Portugalinë në testin gjeneral! Modric shënon, Ronaldo në stol

8 Qershor, 20:50| Përditesimi: 8 Qershor, 20:51

  • Share

LISBONË - Portugalia humbi 1-2 ndaj Kroacisë në stadiumin kombëtar në Lisbonë, në duelin miqësor para Europianit 2024. Kroatët janë në Grupin B së bashku me Shqipërinë, Italinë dhe Spanjën, teksa kanë bërë një paraqitje të mirë kundër 'Shqiponjave'.

Edhe pse 38 vjeç, Modric e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe zhbllokoi duelin pas tetë minutave lojë duke u treguar i saktë nga penalltia. Në pjesën e dytë ishte Diego Jota që barazoi sfidën, para se Ante Budimir të shënonte golin e dytë për ballkanasit.

Në këtë duel për Portugalinë qëndroi në stol Cristiano Ronaldo. Ndërkohë nga ana tjetër nuk ka plakje për Modric, që në moshën 38-vjeçare do ketë "frenat" e mesit të fushës në ekipin e Dalic.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?