Titujt e mediave angleze pasi 'Tre Luanët' humbën finalen e Euro 2024

Euro 2024/ ‘Luanët qajnë’ apo ‘Të shpartalluar’! Titujt e mediave angleze pas humbjes në finale

15 Korrik, 14:10| Përditesimi: 15 Korrik, 14:12

  • Share

Anglia humbi finalen e dytë radhazi në një Europian, duke e lënë me zero tituj të fituar kabinetin e tyre të trofeve për këtë event. Mbrëmjen e së dielës "Tre Luanët" u mposhtën 2-1 nga Spanja, ndërsa mediet në ishull nuk janë kursyer për të besuarit e Gareth Southgate.

Ja çfarë shkruajnë mediat angleze:

“The Guardian” shkruan në titullin e portalit “Goli i Mikel Oyarzabal thyen ëndrrat e Anglisë”.

Titulli i BBC-së thotë: “Anglia zemërthyer pasi Spanja shënoi golin e vonshëm për të fituar Euro”.

The Sun me titull: “ZEMRA LUANI” Anglia humbet finalen e Euro 2024, me dhimbje pasi Spanja shënoi golin e mundimshëm në fund për të fituar 2-1″.

Sky Sports kishte një titull të ngjashëm: “Oyarzabal thyen zemrën e Anglisë dhe Spanja fiton Euron”.

Metro ka shkruar në ballinën e sotme: “Luanët po qajnë sot”.

Mirror shkroi me shkronja të mëdha në faqen e parë “Të shpartalluar” dhe shtoi: “Pritja vazhdon pasi Spanja të fitojë finalen me një gol të vonë”.

Nga ana tjetër “Daily Express” ka shkruar me titull: “Ëndrra ka mbaruar, por a na bëri krenar kombëtarja?”.

The Telegraph rikujton gjithashtu se pritja për titull të ri vazhdon me titullin: “Dhimbja vazhdon”.

Në faqen e parë të Daily Mail shkruhet: “Tension i padurueshëm, goli i mrekullueshëm… por futbolli nuk kthehet në shtëpi”. 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?