Trofeu i Euro 2024

Euro 2024/ Mbyllet faza e 1/8, mësohet katër çiftet çerekfinaliste të Evropianit

2 Korrik, 22:53| Përditesimi: 2 Korrik, 22:55

  • Share

Këtë të martë është mbyllur faza e 1/8 në Evropianin "Gjermani 2024". Pas dueleve të fundit janë mësuar edhe tetë skuadra që do duelojnë në çerekfinale, teksa përballjet janë vërtet të forta.

Skuadrat çerekfinaliste: Spanja, Gjermania, Portugalia, Franca, Holanda, Turqia, Anglia, Zvicra

Ndërkohë që në çerekfinale janë katër duele. Gjithçka nis të premte në datën 5 korrik, ku në orën 18:00 luhet Spanjë - Gjermani. Përballja e Stuttgarit pa frikë mund të quhet si finale e parakohshme, ndërsa po atë ditë në orën 21:00 Portugalia luan me Francën në Hamburg.

Të shtunën e 6 korrikut në orën 18:00 luhet Angli - Zvicër në Dusseldorf, ndërsa në 21:00 përballen Holandë - Turqi në Berlin.

Ndeshjet çerekfinale të Euro 2024:

E premte, 5 korrik 2024

18:00 Spanjë - Gjermani

21:00 Portugali - Francë

E shtunë, 6 korrik 2024

18:00 Angli - Zvicër

21:00 Holandë - Turqi

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?