Medon Berisha dhe Mario Mitaj

Euro 2024/ Medon Berisha i thyen rekordin Mario Mitajt në Kombëtare

26 Qershor, 16:04| Përditesimi: 26 Qershor, 16:08

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit e mbylli aventurën në Euro 2024 duke u eliminuar në fazën e grupeve. Paçka largimit nga Gjermania, kuqezinjtë kanë lënë mbresa duke vendosur edhe rekorde.

Medon Berisha me 20 vite, 8 muaj dhe 3 ditë mbi supe bëhet lojtari më i ri i aktivizuar me kuqezinjtë në një Evropian dhe kjo ndodhi në sfidën kundër Spanjës ku djaloshi luajti në pjesën e dytë.

Përpara tij Mario Mitaj me 20 vite, 10 muaj e 9 ditë theu rekordin e Elseid Hysaj në ndeshjen kundër Italisë më 15 qershor, si lojtari më i ri që luante në një Europian me tanët.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?