Francezi François Letexier do të jetë arbitri i finales së Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë, e planifikuar për të dielën më 14 korrik në Berlin. Këtë e ka bërë të ditur Komiteti i Arbitrave të UEFA-s.
35-vjeçari francez, arbitër ndërkombëtar që nga viti 2017, ka arbitruar tashmë 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s në karrierën e tij.
Në finalet e Kampionatit Evropian të këtij viti, ai arbitroi tre ndeshje në grup, duke përfshirë Spanjë-Gjeorgji, Danimarkë-Serbi dhe Kroaci-Shqipëri dhe ishte zyrtari i katërt në ndeshjen hapëse midis Gjermanisë dhe Skocisë në Munich.
François Letexier do të shoqërohet në finalen e së dielës nga asistentët francezë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa Szymon Marciniak (Poloni) do të jetë gjyqtari i katërt. Roli i video asistentit të arbitrit (VAR) i është caktuar Jérôme Brisard (Francë), i ndihmuar nga Willy Delajod (Francë) dhe i mbështetur nga Massimiliano Irrati (Itali). Tomasz Listkiewicz (Poloni) kompleton formacionin si ndihmës arbitri rezervë.
Ekipi i arbitrave
Gjyqtar: François Letexier (Francë)
Gjyqtarët ndihmës: Cyril Mugnier, Mehdi Rahmouni (të dy Francë)
Zyrtari i katërt: Szymon Marciniak (Poloni)
Ndihmës arbitri rezervë: Tomasz Listkiewicz (Poloni)
Video ndihmës arbitri: Jérôme Brisard (Francë)
Asistent VAR: Willy Delajod (Francë)
Mbështetje VAR: Massimiliano Irrati (Itali)
François Letexier duke gjykuar Kroaci 2-2 Shqipëri në Grupet e Euro 2024
Komente
