Tifozët e Shqipërisë dhe Kroacisë para ndeshjes

Euro 2024/ Ndeshja me Shqipërinë, UEFA dënon Kroacinë me 28 mijë euro

22 Qershor, 18:59| Përditesimi: 22 Qershor, 19:09

  • Share

UEFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Kroacisë për gjestet e tifozëve në Euro 2024.

Kroacia luajti ndaj Shqipërisë të mërkurën e kësaj jave, ndeshje kjo që u mbyll me rezultatin 2-2. Në tribuna, tifozët kroat ndezën mjete piroteknike dhe hodhën sende në fushë. Kjo ka bërë që UEFA t’i dënojë ata me 28 mijë euro.

Kujtojmë që një dënim i tillë pritet edhe ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit dhe futbollistit Mirlind Daku, i cili bëri fyrje për serbët dhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

Problematike është paraqitur situata me tifozët e vendeve ballkanike, teksa më herët FSHF u dënua me më shumë se 37 mijë euro për sjelljen e tifozëve në ndeshjen hapëse kundër Italisë.

Po ashtu, edhe Federata e Kosovës ka bërë ankesë në UEFA për thirrjet nacionaliste të serbëve kundër Dardanëve.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?