Granit Xhaka

Euro 2024/ Në 1/8 i pret Italia, kapiteni Granit Xhaka: Zvicra më e fortë

26 Qershor, 22:22| Përditesimi: 26 Qershor, 22:23

  • Share

Zvicra dhe Italia do përballen në fazën e 1/8 të Euro 2024. Të shtunën në orën 18:00 në stadiumin e Berlinit dy skuadrat do kërkojnë kalimin më tej për të shpresuar një rrugëtim deri në finalen e 14 korrikut.

Në prag të ndeshjes për mediet foli kapiteni i Zvicrës. Granit Xhaka tha se kanë fituar më shumë respekt pas ndeshjes me Gjermaninë.

“Të them të drejtën, Zvicra ka fituar më shumë respekt falë ndeshjes me Gjermaninë dhe unë besoj se ngazëllimi i çmendur i gjermanëve pas barazimit është provë për këtë. Ne e mbyllëm fazën e grupeve me të fortë dhe me një lojë që ka nxjerrë në pah gjithë karakterin tonë. Nëse shohim se ku ishim 6 muaj më parë, sot shoh një skuadër me një mentalitet krejtësisht të ndryshëm”, deklaroi Xhaka.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?