Minuta Zero

Euro 2024 në 'Minuta Zero'/ Albert Karriqi: Ndërrimet i dhanë ritëm Gjermanisë! Ndeshja më e mirë e tyre

5 Korrik, 19:59| Përditesimi: 5 Korrik, 20:03

  • Share

Europiani hyri sot në fazën e nxehtë me Spanjë Gjermani e mbyllur 90 minutëshi 1-1 teksa po luhet shtesa. Profesori Albert Karriqi komentoi këtë sfidë në ‘Minuta Zero’ me Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun. Sipas tij goli i gjermanëve erdhi si pasojë e ndërrimeve që i dhanë ritëm panzerave.

'Ndrrimet i dhanë ritëm Gjermanisë dhe erdh goli.

Ndeshja më e mirë e Gjermanisë dhe Spanjës. Kanë ndeshjet më të mira. Spanja nuk ka dyluftuar kështu. Gjermania pa edhe ballafaqimin e vetvetes. Për mua trajneri gaboi rëndë me formacionin.'

Ndërsa e ftuara tjetër në studio, gazetarja Ina Majko thekson se bën tifo për Spanjën, ndërsa në darkë për Portugalinë në takimin ndaj Francës.

'Jam me Portugalinë në ndeshjen e mbrëmjes. Siç po thoshte edhe i ftuari, Gjermania më është dukur më e fuqishme. Edhe lojtarët luajnë në kampionate të mira. Ndërsa Spanjollët janë të rinj.'

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?