Andi Seferi

'Euro 2024' me dy 'Fan Zone' në Tiranë, nënkryetari i bashkisë Seferi: Sjellim një copë Gjermanie këtu! Parashikon rezultatin e ndeshjes me Italinë

14 Qershor, 15:08| Përditesimi: 14 Qershor, 17:26

  • Share

Tirane-  Në prag të Euro2024, që nis sot me ndeshjen Gjermani-Skoci, Tirana është gati për të festuar dhe mbështetur kombëtaren shqiptaret ë futbollit. Këtë herë në kryeqytet janë ngritur dy "Fan Zone", njëra në sheshin “Skënderbej” dhe tjetra te stadiumi “Selman Stërmasi”.

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Andi Seferi për Report Tv tregon hap pas hapi përgatitjet dhe cfarë do të ndodhë në këto ditë emocionesh Sheshi ‘Skënderbej’ është transformuar në një atmosferë fantastike

“Kemi punuar për të sjellë një copë Gjermanie këtu. Është përgatitur si asnjëherë tjetër duke mirëpritur falas çdo turist apo qytetar”

Një plan masash janë marrë nga policia bashkiake dhe policia e shtetit.

“Gjithashtu janë marë masa edhe për trafikun, apo për të gjitha përgatitjet që kërkon një event i tillë” thotë Seferi.

Në qendër parashikohet të ketë dhe koncerte të këngëtarëve të njohur. Një tjetër ‘FanZone’ është vendosur tek stadium Selman Stërmarsi Si e parashikon rezultatin e ndeshjes me Italinë. Seferi jep dy parashikime. Parashikimi real: Fitojmë 1- 0 kundër Italisë. Parashikimi i zemrës 3 – 0

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?