Hamburg - Kombëtarja shqiptare është nisur për në Hamburg, ku nesër do të përballet me Kroacinë në një duel historik.
Ndërkohë të shumtë janë tifozët shqiptarë të cilët tashmë ndodhen atje dhe mezi presin të jenë në stadium për t'i dhënë edhe më shumë zemër futbollistëve të kombëtares në ndeshjen që do të jetë në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut.
Gazetari i Report Tv Ernest Koçi sjell atmosferën atje.
Djali i vogël, Dielli nga Struga i Maqedonisë ndodhet në Hamburger me babanë e shokët e tij për të parë ndeshjen me Kroacinë.
Lojtar të preferuar ka Brojën
“Broja nuk ishte në formë herën e kaluar ( ndeshjen me Italinë) duhet të japë më shumë në ndeshjen me Spanjën” tregon ai.
Dëshira e tij është që në këtë ndeshje Shqipëria të marrë 3 pikë.
Besimi dhe një shok i tij nga Peja që jetojnë në Zvicër ka ardhur në Gjermani për të ndjekur kombëtaren.
“Ndeshja ishte e mirë deri diku. Goli në 23 sekonda u gëzuam shumë, por do mësohemi dhe nga të këqijat. Nesër shpresojmë të fitojmë! Kudo që do të jetë kombëtarja ne do të jemi”
Mbështetje i japin dhe Hysajt dhe gabimin e tij për uljen e kokës e quajnë gabim njerëzor.
Kjo është hera e parë që Shqipëria luan me Kroacinë. Ndërkohë të dy ekipet kërkojnë me këmbëngulje fitoren, pasi zbresin në fushë me zero pikë.
Nga Hamburgu ku janë mbledhur tifozë të shumtë të Shqipërisë dhe Kroacisë në pritje të ndeshjes së nesërme për grupin C në Europian në ora 15:00.
Për mikrofonin e Report Tv, një tifoz kroat u shpreh optimist për fitoren e kombëtares që bën tifo ndaj Shqipërisë. Më tej ai shtoi se i uron fat Shqipërisë në takimin e fundit ndaj Spanjës.
'Mendoj se Kroacia do të fitoj, 3-1, Kramariç do të shënoj dy herë dhe Pjaca një. Shqipëria një ekip i mirë. Shënuan golin më të shpejtë në Europian. Por i uroj fat me Spanjën, jo me Kroacinë. Fansat shqiptarë janë shumë mirë', shprehet tifozi kroat.