Të shtunën (nesër) në orën 21:00 në Dortmund luhet Itali - Shqipëri, ndeshja e vlefshme për Grupin B të finaleve të Euro 2024. Gjithë vëmendja është në "Iduna Park", me impiantin që pritet të ketë afro 50 mijë shqiptarë.
Tanimë Sylvinho duket se e ka në mendje edhe formacionin e mundshëm për nesër, me vetëm një dilemë. Në bazë të kundërshtarit, kuqezinjtë pritet të luajnë me skemën 4-3-3 dhe me Bajramin në krah, ndërsa mesi i fushës pritet të jetë me Laçin, Ramadanin dhe Asllanin.
Dilema e vetme në mbrojtje, me Ismajlin dhe Ajetin që luftojnë për një fanellë titullari. Gjithsesi do jetë Sylvinho që do i qartësojë të gjithë një orë para ndeshjes.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli (Ajeti), Mitaj; Laçi, Ramadani, Asllani; Asani, Bajrami, Broja Trajneri: Sylvinho