Yann Sommer në stërvitje

Euro 2024/ Përballja me Anglinë në çerekfinale, Zvicra stërvitet me një 'armë' shtesë

5 Korrik, 19:03| Përditesimi: 5 Korrik, 19:08

  • Share

Anglia dhe Zvicra luajnë nesër në orën 18:00 në Dusseldorf për çerekfinalet e Euro 2024. Të dyja skuadrat do kërkojnë suksesin, me helvetët që kanë një "armë" më shumë.

Portieri i parë, Yann Sommer u pa duke mbajtur një palë syze dielli të errëta në stërvitje. Mendimi se ai thjesht po përpiqej të mbronte sytë nga dielli u shua, kur edhe portieri i dytë Gregor Kobel u pa gjithashtu duke mbajtur syze.

Ka më shumë se sa shmangia e shkëlqimit nga dielli. Sipas 'The Sun', syzet speciale me bateri mund të krijojnë një efekt të ngadaltë kur goditet një top dhe mund të ndihmojnë portierët të përmirësojnë parashikimin e tyre. Ato duket se po sjellin sukses, pasi edhe më herët janë përdorur nga Sommer.

Syzet janë prodhuar nga kompania japoneze VisionUp dhe kushtojnë mbi 400 euro, teksa janë përdorur edhe nga lojtarët e tenisit dhe bejsbollit.

Yann Sommer

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?