Kasper Hjulmand, trajneri i Danimarkës foli para ndeshjes kundër Gjermanisë në 1/8 e Euro 2024. Të shtunën në 21:00 në stadiumin e Dortmundit dy skuadrat do kërkojnë të kalojnë në çerekfinale, me danezët që kaluan Grupin C me tri pikë pas tre barazimeve dhe ende nuk e kanë shijuar suksesin në këtë event.
“Ka shije pak të hidhur. Ne duam absolutisht të fitojmë, do të donim ta përjetonim atë ndjenjë, e cila është më e mira në futboll, mendoj se bëmë gjithçka për të marrë iniciativën dhe për të sulmuar. Na mungonte qartësia në metrat e fundit, si dhe fati dhe ndoshta edhe pak cilësi. Por ne jemi shumë të lumtur që ia dolëm në fazën e grupeve.
Të gjitha turnetë e mëdha janë të vështira dhe mendoj se kemi pasur tre kundërshtarë shumë të komplikuar. Duhet të kujtojmë se kush jemi. Nuk mund ta marrësh si të mirëqenë që do të kalosh fazën e grupeve të një turneu, sepse gjithmonë ka konkurrencë të fortë.
Pra, le t’i japim meritat futbollit danez dhe ta shijojmë këtë arritje. Ne duhet ta festojmë këtë fillimisht, pastaj do të shikojmë golin tonë të radhës: një natë fantastike na pret në Dortmund”, tha ai.