Dëshpërimi i Lukakut

Euro 2024/ VAR 'ngrin' Lukakun dhe Belgjikën, Sllovakia fiton 0-1 në Grupin E

17 Qershor, 20:00| Përditesimi: 17 Qershor, 20:11

  • Share

Frankfurt - Grupi E i Euro 2024 mbylli ndeshjet e para me surpriza. Pasi Rumania mundi 3-0 Ukrainën, edhe Belgjika dështoi duke u mundur 0-1 nga Sllovakia. Në stadiumin e Frankfurtit sllovakët iu falën golit të Schranz në minutën e shtatë të takimit.

Nga ana tjetër Belgjikës iu anuluan dy gola në pjesën e dytë, me autor Lukakun. Në minutën e 56 sulmuesi shënoi, por VAR e anuloi për pozicionin jashtë loje. Sërish Lukaku në të 86 minutë e dërgoi sferën në rrjetë, me VAR që kontrolloi dhe e anuloi sërish golin për prekje të topit me dorë.

Pas ndeshjeve të para në Grupin E, Rumania dhe Sllovakia prijnë me tre pikë, ndërsa me zero pikë janë Belgjika dhe Ukraina. Mbrëmja e sotme ka rezervuar ndeshjen mes Austrisë dhe Francës, e cila merr jetë në 21:00 dhe vlen për Grupin D.

Formacionet zyrtare:

Belgjika: Casteels, Castagne, Debastm Faes, Carrasco, Mangala, Onana, De Bruyne, Doku, Trossard, Lukaku.

Sllovakia: Dubravka, Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko, Kucka, Lobotka, Duda, Schranz, Haraslin, Boeznik.

Renditja e Grupit E

Notat e ndeshjes

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?