Moment nga ndeshja

Euro 2024/ Përmbysje 'magjike' në Dusseldorf, Ukraina fiton 1-2 kundër Sllovakisë! Grupi E bëhet 'lëmsh'

21 Qershor, 16:56| Përditesimi: 21 Qershor, 17:03

  • Share

DUSSELDORF - Kjo e premte e Euro 2024 nisi me një duel magjik në stadiumin e Dusseldorfit. Ukraina përmbysi 1-2 Sllovakinë në ndeshjen e dytë të Grupit E, duke bërë "lëmsh" renditjen.

Dueli nisi mirë për sllovakët, që kaluan në epërsi pas vetëm 17 minutave lojë me Schranz. Krosimi i Haraslin u shfrytëzua mirë nga shoku i tij që me kokë mposhti Trubin.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, teksa "magjia" e Ukrainës u pa në fraksonin e dytë. Shaparenko në minutën e 54 vendosi ekuilibrat, ndërsa duhej një supergol i Yaremchuk në të 80 minutë që ukrainasit të merrnin tri pikët e para në këtë event.

Tanimë Grupi E është bërë interesant, me Rumaninë, Ukrainën dhe Sllovakinë që kanë nga tri pikë. Ndërkohë Belgjika me zero pikë luan kundër Rumanisë (e shtunë 21:00), duel që vendos shumë për fatet e skuadrave.

Po sot do luhen dy ndeshjet e dyta të Grupit D. Në 18:00 Polonia luan me Austrinë, ndërkohë që në 21:00 e gjithë vëmendja do jetë në sfidën Holandë - Francë.

Renditja në Grupin E

Notat e ndeshjes

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?