Përplasja e Mbappe dhe Lewandowskit

Sport

Euro 2024/ Përplasja në fushë, Mbappe fyen rëndë Lewandowskin (VIDEO)

26 Qershor 2024, 16:51| Përditesimi: 26 Qershor 2024, 16:55

  • Share

Franca dhe Polonia barazuan të martë 1-1 në raundin e fundit të grupeve në Euro 2024. Franca kaloi në 1/8, teksa Polonia u eliminua. Në fushë jo çdo gjë ka shkuar siç duhet, me Mbappe dhe Lewandowski që janë përplasur në fushë.

Sulmuesi i Francës luan me maskë pasi theu hundën në ndeshjen e parë dhe do duhet të operohet pas Euro 2024. Gjatë ndeshjes kundër Polonisë, Mbappe pati një duel në fushë me Lewandowskin, me polakun që duket se ka prekur maskën e francezit.

Kaq ka mjaftuar që Mbappe të revoltohet dhe ofendojë sulmuesin e Barçës, teksa mediet e huaja kanë publikuar një video ku duket edhe ofendimi i pretenduar i sulmuesit të ri të Real Madrid. Epo, rivaliteti mesa duket sapo ka filluar.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?