Euro 2024/ Portugalia do sonte çerekfinalet pas zhgënjimit me Gjeorgjinë, statistika të 'zeza' me Slloveninë

1 Korrik, 14:54| Përditesimi: 1 Korrik, 15:42

  • Share

Frankfurti do jetë sonte dëshmitar i përballjes së 1/8 mes Portugalisë dhe Sllovenisë ku sheh ‘luzitanët’ si superfavoritë për të kaluar në çerekfinale. Ekipi i drejtuar nga Roberto Martinez vjen pas një disfate me Gjeorgjinë që shkaktoi shumë zemërim, por që vlente sa për statistikë, ndërsa përballë do kenë një përfaqësuese që për herë të parë e shikon vetën në këtë fazë të Evropianit.

Është interesant fakti se dy kombëtaret janë përballur vetëm një herë me njëra-tjetrën dhe ajo ka qenë një miqësore në muajin mars e fituar 2-0 nga Sllovenia.

Megjithatë tani situata është ndryshe dhe Portugalia pretendon deri në fitimin e trofeut. ‘Luzitanët’ kanë arritur objektivin në një rast në 2016, ndërsa në Evropianin e fundit u eliminuan në këtë fazë nga Belgjika.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?