Princi William i Britanisë së Madhe do të marrë pjesë në finalen e Euro2024, të dielën në Berlin, për të parë ndeshjen e Anglisë ndaj Spanjës, ka konfirmuar Kensington Palace.
William, i cili është president i Federatës së Futbollit (FA), mori pjesë gjithashtu në fitoren në çerekfinale të ekipit ndaj Zvicrës, të shtunën e kaluar dhe në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Danimarkës.
Ai uroi Anglinë pas fitores së tyre në gjysmëfinale ndaj Holandës. Në një mesazh në rrjetet sociale, William shkroi Urime Angli! Finalistet e EURO2024"
William, një mbështetës i skuadrës së klubit të Watkins, ”Aston Villa”, u pa duke brohoritur për Anglinë gjatë gjithë ndeshjes në tribunat në ”Dusseldorf Arena” gjatë ndeshjes kundër Zvicrës.
Mbreti Charles III ka uruar gjithashtu ekipin e futbollit të meshkujve të Anglisë për arritjen në finalen e Euro 2024 – por i kërkoi që të shmangin më shumë dramën e minutës së fundit.
Në një mesazh drejtuar skuadrës së Gareth Southgate pas fitores 2-1 të Tre Luanëve kundër Holandës, mbreti u dërgoi lojtarëve “urimet më të mira” dhe “urimet më të ngrohta” të familjes mbretërore.
Kryeministri i ri Keir Starmer, i cili ishte në gjendje të shikonte një pjesë të gjysmëfinales ndërsa merrte pjesë në një samit të NATO-s në Uashington DC, ka konfirmuar se do të marrë pjesë gjithashtu në finalen e së dielës në Berlin.