Anglia është në gjysmëfinalet e Euro 2024 duke eliminuar Zvicrën në një ndeshje që zgjati 120 minuta. Megjithatë pas ekzekutimit të penalltive, Anglia fitoi me rezultat 5-3 për të kaluar në mesin e katër shteteve më të mira në Evropë.
Jude Bellingham ishte i saktë nga 11 metra, derisa ai është pyetur rreth penalltive të shënuara, duke thënë se ka të bëjë me besimin dhe mentalitetin. “Penalltitë janë çështje mentaliteti, por edhe stërvitjeje. Unë besoj se kjo skuadër është shumë në rregull me mentalitetin, pasi është pikërisht mentaliteti që na ka mbajtur në lojë gjatë këtij evropiani”.
Në gjysmëfinalen e madhe kombëtarja e Anglisë do të përballet me Holandën të mërkurën me fillim nga ora 21:00 në Signal Iduna Park.