Lamine Yamal

Euro 2024/ S'e ka gjetur ende golin, Lamine Yamal vendos rekord në Evropian

1 Korrik, 22:43| Përditesimi: 1 Korrik, 22:44

  • Share

Lamine Yamal është padyshim lojtari që po i surprizon të gjithë në Euro 2024. Paçka se nuk ka mundur të shënojë me Spanjën e tij, sulmuesi i Barçës ishte deçiziv dje në fitoren e "Furisë së Kuqe" 4-1 kundër Gjeorgjisë dhe kalimit në çerekfinale ku i pret Gjermania.

Paçka se nuk "tundi rrjetën", Yamal vendosi një rekord. 16-vjeçari u bë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në një ndeshje me eliminim direkt në fazën finale të Europianit.

Vetëm 16 vjeç e 353 ditë, anësori i djathtë, vendosi rekordin duke thyer atë të mëparshmin, që mbahej nga Jude Bellingham. Mesfushori anglez, në Euro 2020 zbriti në fushë në moshën 18 vjeç e 4 ditë.

Yamal tashmë është në kërkim të një tjetër rekordi, atë të lojtarit më të ri që shënon në Europian. Në rast se sulmuesi gjen rrugën e rrjetës në sfidën e radhës ndaj Gjermanisë, do të shkruante emrin e tij në historinë e Europianit, si lojtari më i ri që shënon në këtë kompeticion.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • LIIL: 02/07/2024 16:16

    O GAZETAR A E DINI QE NE VILNUS TE LITUANISE PO ZHVILLOHET KAMPIONATI EUROPIAN I NOTIT PER TE RINJ DHE MER PJESE SHQIPERIA ME 5 NOTARE PO SI NUK I JEPNI ZE KETIJ EVENTI QE FILLOI SOT DHE ZGJAT 5 DITE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?