Arbitri italian Daniele Orsato nuk do të gjykojë finalen e Euro 2024. Ai është rikthyer në Itali së bashku me ndihmësit e tij Giallatini dhe Carbone, pasi ka arbitruar katër ndeshje, e fundit prej të cilave ishte çerekfinalja mes Anglisë dhe Zvicrës.
Me përfundimin e kësaj aventure, karriera e Orsatos në arbitrim merr fund siç e kishte parashikuar vetë në prag të Kampionatit Evropian. Favoriti për finalen e Euro 2024 e cila zhvillohet më 14 korriku në Berlin është polaku Marciniak.
Nëse ia del të fitojë vendin si arbitër në finalen e Euro 2024, Szymon Marciniak do arrinte një rekord me një "tripletë" historike si: Kupën e Botës Katar 2022, finalen e Euro 2024 dhe Champions League të cilën e ka gjykuar.