Momente nga përplasja

Euro 2024/ Sky Sport: Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen, digjet flamuri kuqezi

16 Qershor, 18:35| Përditesimi: 16 Qershor, 19:03

  • Share

GJERMANI - Sipas Sky Sport, Bild dhe Daily Mail, tifozët anglezë nuk kanë qenë pjesë e përplasjes së dhunshme në qendër të Gelsenkirchen, pasi kjo ishte mes disa shqiptarëve dhe serbëve.

Ata janë përleshur në qendër të Gelsenkirchen, por sipas gazetarit të Sky Sports News, Kaveh Solhekol, përplasja nuk ishte e madhe pasi prania e policisë gjermane e ndaloi këtë gjë.

Policia ka arrestuar disa nga personat (gjashtë) që ishin pjesë e përleshjes, ku kishte edhe të lënduar. Anglia dhe Serbia do të luajnë sot ndeshjen e raundit së parë të Grupit C të Euros në 'Veltins Arena' të Gelsenkirchen nga ora 21:00.

Shqiptarët janë në numër të madh në Gjermani për të ndjekur nga afër kombëtaren e Shqipërisë që është pjesë e Euro 2024. Kujtojmë se këtë pasdite tifozët serb dogjën edhe flamurin shqiptar dhe atë anglez.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Përleshje e dhunshme mes tifozëve të Serbisë dhe Anglisë në prag të ndeshjes së Euro 2024, ka të arrestuar dhe të plagosur! Media: Të përfshirë edhe shqiptarë, digjet flamuri kuqezi


S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ne Gelsenkirchen: 17/06/2024 00:44

    https://www.sportschau.de/fussball/uefa-euro-2024/schlaegerei-in-der-innenstadt-von-gelsenkirchen,gelsenkirchen-schlaegerei-vor-england-serbien-100.html ARD dhe polizia ne Gelsenkirchen Kane folur vetem per Serb dhe Anglez .

    Përgjigju
  • Armando: 16/06/2024 19:53

    Informcioni eshte fake ,uliganet Serb u zune me uliganet Anglez.Shqiptaret nuk kane te bejne ne kete zenke.Ju lutem modifikoni lajmin.Mediat gjermne zyrtare shkuajne qe Serbet dhe Anglezet u rrahen mes njeri tjetrit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?